Tarifat, ja si do të llogariten për lidhjet e reja të energjisë

Enti Rregullator i Energjisë prej pak kohësh ka nxjerrë për konsultim një rregullore që përcakton edhe kushtet për lidhjet e reja në rrjetin e shpërndarjes. Mes të tjerash kjo rregullore ka vendosur tarifat që llogariten mbi bazë të disa kritereve përfshirë këtu tensionin por edhe situatën e konsumatorit që lidhet në rrjet. Tarifa në vetvete përbëhet nga tarfia e aplikimit, ajo e studimit dhe vlerësimit e miratimit të projektit, tarifa e fuqisë dhe tarfia për vulosjen e matësit.

Për familjarët në tension të ulët tarfia llogaritet kështu: Tarifë aplikimi zero Tarifë studimi dhe vlerësimi 1 200 lekë Tarifë e fuqisë 2000 lekë për kwh Dhe këtyre u shtohet tarifa e vulosjes së matësit që aktualisht nuk mund të llogaritet Kompania i ofron abonentit kabllin dhe matësin sipas disa parametrave të paracaktuar dhe çdo tejkalim i tyre paguhet nga abonenti. Për lidhjet në tension të mesëm 6, 10,20 kilovolt.

Tarifa totale përbëhet nga tarifa e aplikimit është 4000 lekë, ajo e studimit dhe vlerësimit 1200 lekë, ajo e fuqisë 1700 lekësh dhe më pas kemi dy tarifa të tjera që nuk jenë fikse dhe ndryshojnë. Tarifa për lidhje në tension të mesëm 35 kilovolt.

Tarifa totale përbëhet nga tarifa e aplikimit është 4000 lekë, ajo e studimit dhe vlerësimit 1200 lekë, ajo e fuqisë 2000 lekë/kwh dhe më pas kemi katër tarifa të tjera që nuk janë fikse dhe ndryshojnë. Tarifat për shtesë fuqie janë një tjetër kategori në rregulloren e ERE Për konsumatorët fundorë ajo llogaritet mbi katër element ku aplikimi dhe vlerësimi janë falas kurse fuqia 2 mijë lekë/kwh.

Në fund shtohet edhe pjesa e katërt që lidhet me vulosjen e matësit. Po kështu kemi edhe rastet kur bëhet modifikim apo transferim lidhjeje. Për konsuamtorët familjarë kjo tarfië ka si pagesë ekstra pjesën e fuqisë 2000 lekë kwh dhe vulosjen e matësit. Çdo kosto shtesë që vjen si efekt i kërkesës mbulohet nga ana e vetë klientit. Edhe për konsumatorët jofamiljarë procedura është e njëjtë veçse tarifat janë më të shtrenjta.

Aktualitet

Archives