Shira të dendur në Stamboll

Stambolli është përfshirë nga reshjet më të rënda të shiut që prej vitit 2009, duke krijuar vështirësi për miliona njerëz në qytetin më të madh turk.

Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë paralajmëroi të hënën se shira të shumtë do të përfshijnë vendin, duke shkaktuar përmbytje ndërsa temperaturat e verës nga mbi 30 gradë do të bien deri në 20 gradë. Disa stuhi goditën Stambollin të hënë vonë, ndërsa shiu arriti kulmin në orën 08:30 me retë e zeza të mëdha që mbuluan qiellin e qytetit.

Komiteti Metropolitan i Stambollit tha në një deklaratë se 65 kilogramë shi ra për metër katror në vendet qendrore në një orë, të shoqëruar nga erërat që fluturonin deri në 80 kilometra në orë.

Guvernatori i Stambollit Vasip Shahin tha në një konferencë të përbashkët shtypi me kryebashkiakun e Stambollit, Kadir Topbaş, se reshjet e ashpra priten përsëri në Stamboll pas orës 2 pasdite me orën lokale.

Blloqe të tëra rrugësh u kthyen në lumenj, ndërsa shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi paralizimin e udhëtimeve të transportit publik, duke lënë në rrugë mijëra qytetarë.

Përmbytjet në disa stacione metroje çoi në mbylljen e përkohshme të tyre, ndërsa tuneli i Euroazisë, që lidh anët aziatike dhe evropiane të Stambollit nën ngushticën e Bosforit, u mbyll përkohësisht për trafik në drejtimin e pjesës evropiane.

Aktualitet

Archives