Qytetarët turq në ShBA filluan një fushatë për ekstradimin e Gulen-it në Turqi

Qytetarët turq që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar një fushatë të mbledhjes së nënshkrimeve online në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë për ekstradimin e Fetullah Gulen-it në Turqi.

Në tekstin me titull “Për drejtësi ekstradoni Fetullah Guleni-in në Turqi”, të përgatitur me rastin e përvjetorit të parë të tentativës së grusht shtetit të ndërmarr më 15 korrik, shprehet besimi se udhëheqja e ShBA-së do të ekstradojë në mënyrë sa më të shpejtë Fetullah Gulen-in për ti pushuar dhimbjet e dëshmorëve të rënë gjatë tentativës për grusht shteti dhe të plagosurve.

Qasja në këtë fushatë mund të bëhet nëpërmjet faqes zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në rubrikën e peticioneve (Petitions) në adresën “petitions.whitehouse.gov”

Në qoftë se brenda 30 ditëve arrihet të mblidhen 100 mijë nënshkrime, atëherë kjo fushatë do të merret në konsideratë nga autoritetet zyrtare.

Aktualitet

Archives