Tre këshilla për të zgjedhur një shalqi të mirë

Shalqiri është një ndër frutat më të pëlqyera gjatë stinës së verës. Por zgjedhja e një shalqiri të mirë është disi sfidë.

Më poshtë ju listojmë disa këshilla se sit ë zgjidhni versionin më të mirë të këtij fruti:

Mbajeni në dorë

Sado që e ka madhësinë, shalqiri duhet të jetë i rëndë. Kjo është një shenjë që po mbani një shalqi të pjekur sa duhet dhe të ëmbël.

Shikoni për njolla të verdha.

Shalqinjtë zhvillojnë një njollë të madhe aty ku ka pasur kontakt me tokën. Kur kjo njollë është e verdhë kremoze, është e pjekur.

Goditeni me grusht.

Kthejeni shalqiun mbrapsht dhe jepjani një goditje. Një shalqi i pjekur sa duhet, duhet të ketë një zhurmë të zbrazët./tesheshi.com/

Aktualitet

Archives