Ekzekutimi i mjekut në Shkodër, vrasësi vetdorëzohet në Polici

Dritan Ymeri, autori i vrasjes me armë zjarri të mjekut Ilir Aliaj në Shkodër më 1 Korrik, është vetdorëzuar në komisariatin e Shkodrës.

Sipas hetimeve të deritanishme, vrasja ka ndodhur për motive pronësie. Autori dhe viktima jetonin në një pallat trekatësh në lagjen “Perash”, Shkodër. Mjeku ishte duke bërë një shtesë por nuk ka gjetur dakordësinë e autorit Ymeri.

Ilir Aliaja u vra në sy të familjarëve. Pas krimit, Dritan Ymeri u arratis dhe u vetdorëzua ditën e enjte.

Lajmi për vetëdorzimin e Ymerit, është konfirmuar nga burime zyrtare nga Policia:

Pas kontrollove të shumta të kryera nga forcat policore, pamundësisë për tu larguar falë masave të marra nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtoritë Vendore të tjera të Policisë, si dhe pas negociatave të pandërprera me familjarët, është vetdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, autor i vrasjes së shtetasit I. A., ngjarje e ndodhur më datë 01.07.2017, shtetasi Dritan Ymeri, 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ndaj këtij shtetasi, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale shtesë në ngarkim të tij do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Aktualitet

Archives