Mogherini-Serbisë: S’ka anëtarësim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Data e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian në masë të madhe varet nga normalizimi i marrëdhënieve të saj me Kosovën.

Kështu ka thënë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, ajo ka theksuar se Serbia ka arritur rezultate të shkëlqyera në vitet e fundit duke i hapur 10 kapituj të bisedimeve, transmeton lajmi.net.

“Anëtarësimi i Serbisë në BE është i varur dhe do të ndodh me reformat dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ne e duam Serbinë në BE por ajo duhet t’i plotësoj kushtet”, ka thënë Mogherini.

Sa i përket dialogut të ardhshëm midis Beogradit dhe Prishtinës ajo ka shprehur optimizëm duke thënë se do të angazhohet dhe do të kontribuojë.

“Ky ka qenë një vit shumë intensiv në marrëdhëniet Beograd-Prishtinë. Muaj më parë situata ishte e tensionuar por sot ne shohim një mundësi pajtimi. Kur ka vullnet politik për të ecur përpara ka gjithmonë vend për optimizëm”.

Aktualitet

Archives