Vuçiç: Askush nuk mund ta na jap ultimatume

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se rruga e shtetit të tij është drejt Bashkimit Evropian. Por që ka thënë më tej se askush nuk mund tu jap ultimatume për siç ka thënë ai miqësitë me vendet tjera, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Politikat tona janë që të bashkëpunojmë me secilin, me NATO dhe Rusinë, por ne mbrojmë atë çka është e jona dhe kjo nuk është një sekret”, ka thënë Vuçiç. Ai këtë deklaratë e ka dhënë kur është pyetur për atë që kryeministrja serbe, Ana Brnabiç kishte thënë se nëse detyrohen, ata do ta zgjedhin BE-në para Rusisë.

Aktualitet

Archives