Gjendja e jashtëzakonshme në Francë zgjatet deri në muajin nëntor

Parlamenti francez miratoi të enjten për herë të gjashtë një zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme deri më 1 nëntor, kur pritet të votohet një ligj shumë i përfolur që do të zëvendësojë këtë dispozitë.

Pas Senatit të martën, Asambleja Kombëtare miratoi këtë zgjatje të re me 137 vota pro dhe 13 kundër.

Në fuqi që prej atentateve terroriste të 13 nëntorit 2015, me pasojë 130 të vdekur dhe më shumë se 350 të plagosur, ky regjim shënon një rekord që prej periudhës së luftës së Algjerisë, kur edhe u krijua; ndërkohë që gjendja e jashtëzakonshme duhet të mbaronte më 15 korrik.

Ky regjim mundëson, pa miratimin paraprak të një gjyqitari, që të jepet arrest shtëpie, të kontrollohen banesat, të ndalohen manifestimet, të kontrollohen identitetet, bagazhet dhe automjetet, si dhe të mbylljen vendet e grumbullimit.

Aktualitet

Archives