Kostumi i zhdukur i Mbretëreshës Geraldine

“Një tjetër pikturë e zhdukur e Mbretëreshës Geraldine me kostum tradicional shqiptar. Në shënimet e saj thuhet se piktura mbeti në Tiranë”.

Me këtë shënim princesha Elia Zaharia Zogu shoqëron një foto të mbretëreshës Geraldinë të veshur me një kostum tradicional shqiptar. Mbretëresha hungareze e cila në atë periudhë nuk kishte shumë që ishte njohur me Shqipërinë ngjan aq e bukur në këtë foto. Foto duhet të jetë bërë pak përpara se familja mbretërore të largohej nga Shqipëria. Ashtu si shumë sende të mbretërisë që nuk mundën ti merrnin dot me vete, ato mbetën në Shqipëri. Fati i këtij kostumi por dhe të tjera objekteve ende nuk dihet. Por princeshë Elia shpreson se një ditë ky kostum do dalë në dritë.

Aktualitet