Yildirim dhe Cipras bisedojnë për zgjidhjen e problemit të Qipros

Kryeministri Binali Yildirm dje zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras.

Sipas informatave të marra nga burimet e Kryeministrisë gjatë bisedës që u zhvillua mbrëmë u fol për qëndrimin e Turqisë në lidhje me problemin e Qipros, ndërsa u vu theksi në rëndësinë që paraqet kapitulli i “Sigurisë dhe Garancisë” për zgjidhjen e këtij problemi.

Gjithashtu gjatë bisedës u tha se vendosja e paqes së qëndrueshëm dhe arritja në zgjidhje gjithëpërfshirëse do të jetë e mundur në kuadër të një kornize të vendosur mbi themelet e barazisë mes dy komuniteteve dhe me të drejta të barabarta të popullit turk dhe grek.

Aktualitet

Archives