Bllokohet shpërndarja e dëftesave në shkolla

Në shkollat nëntë vjeçare dhe të mesme nuk ka nisur ende shpërndarja e dëftesave për nxënësit. Shkak është bërë mosrealizimi I tenderit për printimin e tyre nga Ministria e Arsimit. Vonesat po detyrojnë mësuesit të planifikojnë lejet dhe bllokojnë nxënësit që duan të mësojnë jashtë.

 Nxënësit që dëshirojnë të vijojnë shkollën jashtë vendit apo ato që duan ti kenë të zyrtarizuara rezultatet e tyre do të presin dhe pak kohë. Ministria e Arsimit nuk i ka shpërndarë ende dëftesat nëpër shkolla. Mësuesit kanë përfunduar nxjerrjen e notave dhe po presin.
Me këtë problem nuk po përballen vetëm shkollat nëntë vjeçare, por edhe ato të mesme.
Vitet e shkuara nxënësit I kanë marrë dëftesat me fillimin e muajit korrik, por këtë vit as vetë drejtuesit e shkollave nuk dinë të thonë se kur do të nisë plotësimi e më pas shpërndarja e tyre.
Shkak për këtë vonesë duket se është bërë mosrealizimi i tenderit për printimin e dëftesave nga Ministria e Arsimit.
ABC Neës u interesua për këtë çështje pranë Ministrisë së Arsimit, por nuk mori një përgjigje.
Nisur nga vitet e shkuara i gjithë procesi i tenderimit duhet të ishte mbyllur në muajin prill ndërsa këtë vit ende nuk dihet kur shkollat do të kenë në dispozicion dokumentin zyrtar të tyre.
Në pritje të dëftesave nuk janë vetëm nxënësit, por edhe mësuesit që ose do të qëndrojnë në punë ti plotësojnë më pas të marrin lejet në të kundërt duhet të lenë pushimet në mes për tu rikthyer në shkollë.

Aktualitet

Archives