Sa kilometra ecën një njeri gjatë gjithë jetës së tij?

A e keni menduar ndonjëherë se sa ecën një njeri gjatë gjithë jetës së tij? Përgjigjen e merrni nga një studim i Kolegjit Amerikan të Mjekësisë Sportive, në bazë të të cilit njeriu ecën mesatarisht 120 mijë kilometra.

Përfundimet e studimit kanë dalë bazuar në një moshë mesatare jetëgjatësie deri në 80 vjet, për secilin që ecën çdo ditë 4 km. 120 mijë kilometra do të thotë të ecësh tre herë rreth Ekuatorit të Tokës.

Në studim specifikohet që llogaritet çdo hap i bërë, pra jo vetëm duke shkuar në shkollë ose punë, por edhe thjesht duke lëvizur në shtëpi.

Duke qenë se evropianët janë njerëz më aktivë, mendohet se një evropian bën më shumë xhiro rreth planetit, gjatë jetës së tij.

Aktualitet

Archives