Regjimi i Esadit sulmon zonat jokonfliktuale

Gjatë kohës deri sa negociatat në Astana po vazhdojnë regjimi i Bashar Esadit në Siri ndërmori një sulm ajror në Duma, që ndodhet në “zonat jokonfliktuale”.

Në këtë sulm  është  vrarë një fëmijë dhe një grua, ndërsa njoftohet për shumë civilë të plagosur.

Gjatë 5 viteve të fundit Duma ndodhet nën rrethimin e trupave të regjimit dhe të grupeve terroriste të huaj mbështetëse të regjimit të Esadit.

Duma ku jetojnë rreth 200 mijë persona ndodhet në mesin e “zonave jokonfliktuale”, të cilat parashikohen të formohen në kuadër të memorandumit të nënshkruar mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit në takimin e 4-t të Astanas të mbajtur më 4-5 maj.

Në raundin e pestë të negociatave në Astana, e cila filloi sot, po diskutohen temat si krijimi i një komiteti koordinues mes tre vendeve garantuese, përcaktimi i kufijve të sakta të zonave jokonfliktuale, formimi i zonave të sigurisë përgjatë këtyre kufijve dhe lirimi i të burgosurve të cilët ndodhen në burgjet e regjimit.

Aktualitet

Archives