Shiriti në vend të gjilpërës

Sipas një artikulli të publikuar në revistën “Lancet”, ky shirit i cili është krijuar sidomos për ata që i frikësohen gjilpërës, do të mundësojë që shumë persona të bëjnë vaksinimin e gripit.

Sipas Prof. Dr. Mark Prausnitz, nga Instituti Teknologjik i Gjeorgjisë, drejtues i hulumtimit thotë se “Në shirit janë të vendosur gjilpërat mikroskopike. Këto gjilpëra nuk shkaktojnë ndonjë dhimbje dhe e transferojnë vaksinën në trup duke hapur vrima të vogla në lëkurë”.

Kurse Dr. Nadine Rouphael nga Universiteti Emory thotë se “Nëpërmjet këtij shiriti ju mund të vaksinoheni pa shkuar në ndonjë institucion shëndetësor, edhe në shtëpi por edhe në punë”.

Shiriti i cili u provua nga 100 vullnetarë e kaloi edhe testin e sigurisë.

Ky shirit sjell komoditet edhe në aspektin e ruajtjes, meqë për dallim nga vaksinat tjera nuk ka nevojë të ruhet në frigorifer.

Hulumtuesit njoftojnë se po vazhdojnë punimet për përdorimin e këtij shiriti edhe në vaksinat tjera.

Ky shirit krijoi emocione në botën e shkencave. Theksohet se shiriti i cili ruhet dhe përdoret lehtë, mund të luajë rol të madh në eliminimin e sëmundjeve të cilat mund të parandalohen nëpërmjet vaksinimit, sidomos në shtetet e pazhvilluara apo ato që janë në zhvillim.

Aktualitet