Cristiano Ronaldo prezanton binjakët

Cristiano Ronaldo i ka prezantuar botës binjakët e porsalindur me një fotografi në Instagram, ku shihet duke i mbajtur të dy në duar.

“I lumtur që jam me dy dashuritë e reja të jetës sime”, shkroi futbollisti 32-vjeçar i Realit të Madridit.

Mateo dhe Eva i bashkohen Cristiano Ronaldo Jr., ndërsa e dashura e tij, Georgina Rodriguez mendohet se është shtatzënë.

Aktualitet

Archives