Shkodër, digjet banesa, në gjendje të rëndë kryefamiljari

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në lagjen “Guerrile” në Shkodër. Për pasojë  janë plagosur tre anëtarët e familjes, ku më rëndë është kryefamiljari. Sipas policisë, dyshohet se shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e bombolës së gazit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:20. Banesa ishte marrë me qira nga 64-vjeçari me iniciale I.N.

“Si pasojë e zjarrit është dëmtuar kryefamiljari me iniciale I.N 64 vjeç , i cili ndodhet në gjendje të rëndë  ne spital, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen  jashtë  rrezikut për jetën bashkëshortja me iniciale E.N, 55 vjeçe dhe djali me iniciale E.N 26 vjeç”, njofton policia.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset dhe shërbimet e policisë që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit që rrezikonte dhe banesa të tjera aty pranë.

Aktualitet

Archives