Prokuroria kërkon burgosjen e ish-kryeministrit

Prokuroria Publike Speciale kërkon paraburgim dhe masë ndalese për Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer për rastin “Titanik”, që ka të bëjë me mashtrime zgjedhore. Paraburgim kërkohet edhe për ish-shefin e shërbimit sekret Sasho Mijallkov, ish-ministren e kulturës Kançevska – Milevska, ish-zëvendëskryeministrin Peshevski, shkruan portali “Lokalno”.

Gjykata Penale sot dhe nesër duhet të vendos për kërkesat e Prokurorisë Publike Speciale, se a do të ketë ose jo paraburgim për krerët e VMRO-DPMNE, apo sërish vendimet gjyqësore do të jenë në favor të tyre. Prokurorja Katica Janeva kërkoi që gjykatat menjëherë të veprojnë për këto raste, edhe përkundër periudhës së pushimeve.

Aktualitet

Archives