Kujdes nga temperaturat e fundjavës

Dita e shtunë do të shënojë temperatura mjaft të larta që do të kulmojnë me 40 gradë Celsius në mesditë, ndaj meteorologët keshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes.

Masa kryesore që duhet të merret, sipas tyre është evitimi i daljeve dhe ekspozimit në diellë, nga ora 9 e mëngjesit e deri në 17 pasdite.

Gjatë ditës së premte vlera me  e lartë do të arrihet në jug perëndim të Shqipërisë në zonën e Gjirokastrës dhe Kuçovës, diku te 38-39 gradë. Kjo do jetë vlera më e lartë.

Përfaqësues të IGJEUM sqarojnë se gjatë këtyre ditëve, mund të ketë rrezik për zjarrë, ndaj duhet bërë kujdes.

Megjithatë ditët e para të korrikut do të sjellin një ulje me 4-5 gradë celcius.

Sipas parashikimeve, kjo pritet që të jetë vera më e nxehtë e 30 vjeçarit të fundit.

Aktualitet

Archives