Plagosja e boksierit Hysa, arrestohet në Mal të Zi autori i dyshuar

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së boksierit të Vllaznisë, në Shkodër, Nelson Hysa.

Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi në Mal të Zi dhe më pas deportimi në Shqipëri i të shpallurit në kërkim Kolë Progni, 25 vjeç, lindur në Salcë, Shkodër.

Ndaj tij u bë pasi Prokuroria e Shkodrës ka lëshuar urdhrin e arrestit më 21 qershor, pasi në bashkëpunim me shtetasin Valter Ksolla, dyshohet se janë autor të plagosjes së 6 majit.

Më konkretisht rreth orës 14.00 të 6 majit, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në lagjen “Qemal Stafa”, Bashkia Shkodër, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë boksierin 38-vjeçar Nelson Hysa, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Progni u arrestua nga policia për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Aktualitet

Archives