ShBA: Esadi përgatitet për sulme të reja me armë kimike

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pretendon se ka prova “të mundshme” që sugjerojnë se regjimi i Esadit është duke përgatitur sulm të ri me armë kimike që do të shkaktojë vdekjen masive të civilëve dhe në rast të ndonjë sulmi të tillë regjimi do të paguaj kosto të lartë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me përgatitjet e regjimit sirianë për sulm me armë kimike.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar përgatitje për sulm të mundshëm me armë kimike nga ana e regjimit të Esadit që do të shkaktonte vdekje masive të civilëve përfshirë edhe fëmijët. Këto aktivitete janë të ngjashme me përgatitjet që janë kryer gjatë sulmit kimik më 4 prill”, thuhet në deklaratë.

Në mes tjerash theksohet se SHBA ndodhen në Siri për të eliminuar DEASH-in nga Siria dhe Iraku, ndërsa shtohet se “Nëse zotëri Esad kryen sulm masiv duke përdorur armë kimike, ai dhe ushtria e tij do të paguajnë kosto të lartë”.

Aktualitet

Archives