Nikotina shkatërron strukturën e trurit

Nikotina nga cigarja e duhanit krijon varësi sikur droga, sepse në trurin të duhanpirësit ndodhin ndryshime kimike, të ngjashme me ato të cilat në trurin e minjve shkaktojnë kokaina, heroina dhe llojet e tjera të drogave.

Kështu konstatojnë shkencëtarët e Institutit amerikan për luftën kundër varësisë, në bazë të hulumtimeve të trurit të njerëzve, të cilët gjatë jetës këtë organ të vetin e kanë lënë me testament për qëllime shkencore-hulumtuese.

Çdo qelizë e trurit është makinë e cila prodhon peptide, por të cilat mund të quhen edhe receptorë. Ato mundësojnë komunikimin midis qelizave dhe ruajnë ndjeshmërinë e trurit ndaj drogës.

“Njësoj ndodh edhe me receptorët e trurit të duhanpirësit”, thotë njëri ndër anëtarët e ekipit hulumtues, Dr. Roy Vance, i brengosur për shkak të ndryshimeve afatgjatë të cilat i shkakton nikotina.

Në studim janë përfshirë duhanpirësit të cilët kanë hequr dorë nga pirja e duhanit disa vjet para vdekjes, ndërkaq truri i tyre nuk është këndellur nga pasojat e ndikimit të nikotinës, transmeton telegrafi.

Këto gjetje tregojnë që varësia nga pirja e duhanit për shkak të nikotinës shkakton ndryshime strukturore në tru, të cilat zgjasin shumë vite, madje edhe atëherë kur ndërpritet pirja e duhanit.

Aktualitet

Archives