Granit Xhaka drejt Anglisë, e pret Arsenali

Sezonin e ardhshëm, trajneri i Arsenalit pret ta ketë në skuadër një prej mesfushorëve më të mirë të botës, Granit Xhakën. Mediat britanike, shkruajnë për shifra që shkojnë nga 38 deri në 43 milionë euro.

Klubi i tij i tanishëm, Borusia e Mynshengladbahut mësohet se ka kërkuar afërsisht 50 milionë për kapitenin e skuadrës.

Pasi shkëlqeu fillimisht tek Bazeli në Zvicër, për t’u konfirmuar në Bundesligë, Xhaka besohet se do të provojë të bëhet një nga lojtarët më të mirë të Premier Ligës, kampionatit më të pasur dhe më të ndjekur në botë.

Aktualitet

Archives