Kryemadhi kundër ambasadorëve

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur kundra ambasadorëve të huaj në Shqipëri.

Në emisionin “Studio e Hapur”, Kryemadhi akuzoi ambasadorët se kërkojnë të ketë destabilitet në Shqipëri. Sipas saj, askush nga ndërkombëtarët nuk foli për drogën, por sa më shumë të ketë destabilitet vendi, aq më shumë u rritet rroga atyre.

Sa më destabilitet të ketë Shqipëria aq më rroga të larta kanë ata, aq më shumë honorare marrin ata. Dëgjuat ndonjë ndërkombëtar të fliste për drogën?”,- tha Kryemadhi.

Ndërkaq, ajo u shpreh se sa herë vijnë ndërkombëtarët në Shqipëri, ne na ndryshojnë ligjet.

I ndryshojmë ligjet sipas shteteve që kanë ata”, shtoi më pas Kryemadhi.

Kandidatja e LSI për Elbasanin, Kryemadhi u shpreh se PS dhe PD nuk do të arrijnë t’i bëjnë së bashku 71 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit.

Aktualitet

Archives