Arsyet pse nuk keni energji të mjaftueshme

Ndodh shpesh që të gjithë të vonohemi për në punë në mënyrë që të kemi mundësi edhe për një kotje të syve. Por nëse kjo ndodh shpesh atëherë nuk është shenjë  e mirë, shkruan womenshealthmag, transmeton Indeksonline.

Nëse kjo ndodh më shumë se sa që do duhet, atëherë është koha që të mendoni më seriozisht për shëndetin tuaj, në mënyrë që të shmangni të papriturat.

Problemi i parë : ngrënia e drekës së gabuar.

Mëngjesi është i rëndësishëm, por nëse ju e zgjidhni drekën e gabuar atëherë nuk do të keni energji, sidomos kur ju jeni vonë për në punë.

Nëse pasdite ju merr gjumi, atëherë nuk po ushqeheni shëndetshëm gjatë periudhës prej orës 9-17.

Zgjidhja: kombinoni proteinat me karbohidratet

Mish pule, avokado dhe sallatë janë zgjidhje e përkryer për energji të mjaftueshme gjatë tërë ditës.

Problemi i dytë:

Nuk flini sa duhet

Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm atëherë sigurisht se t nesërmen do të jeni të lodhur.

Por përveç faktit se ju nuk po flini sa duhet, mund të jetë edhe një shkaktar tjetër i lodhjes tuaj, gjumi jo i rehatshëm.

Zgjidhja: bëjeni magnezin “dost” tuajin

Studimet kanë ardhur në përfundim se magnezi arrin që të bëjë trupin tuaj të efektshëm të fortë.

Problemi i tretë: nuk jeni sa duhet aktiv

Ju nuk bëni ushtrime sa duhet, andaj jeni përherë të lodhur dhe pa energji. Kështu që lodhja fizike do të ju bëjë juve më produktiv.

Zgjidhja: zgjidhni të bëni ushtrime gjatë drekës

30 minuta ushtrime gjatë drekës do të ju shpëtonin. Bëni shumë vrapim, squats, ushtrime me biçikletë dhe pastaj përsëritni ato.

Problemi i katër: nuk merrni vitaminën B12

Vitamina B12 ka efekte të jashtëzakonshme. Ajo mund të ju shpëtojë nga anemia. Kjo vitaminë do të shkaktojë energji të pamjaftueshme mentale dhe nivel të pakënaqshëm të koncentrimit.

Zgjidhja: mbushuni me vitaminën B12

Merreni këtë vitaminë sa m ë shumë. Atë mund ta merrni nga produktet e kafshëve, si djathi, qumështi, jogurti etj.

Problemi i pestë: jeni i obesionuar pas teknologjisë

Telefoni është gjithmonë me ju. Madje gjatë natës atë e mani nën jastëk. Por kjo me siguri e dini se është e tmerrshme për shëndetin tuaj. Përdorimi i tepërt i telefonit shkakton dëmtim të energjisë mentale.

Zgjidhja:  shmangni  detoksin digjital

Mundohuni që gjatë ditës, në drekë, darkë, autobus të mbani telefonin në qante. Do e shpëtoni veten nga energjia mentale.

 

Aktualitet

Archives