Vuçiç falënderon Erdogan për qëndrimin kundër Shqipërisë së Madhe

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, Presidenti Aleksandar Vuçiç ka përshëndetur qëndrimin negativ të homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan lidhur me idenë e një “Shqipërie të Madhe”.

“Unë i jam shumë mirënjohës Presidentit turk për atë deklaratë. Në fillim të korrikut, do të shkoj në një konferencë të madhe në Turqi, ku do të takohem me të dhe Presidentin rus Vladimir Putin. Është e rëndësishme që ne të kemi marrëdhënie të mira me Turqinë.”

Presidenti Erdogan më herët deklaroi se të gjithë vendet e Ballkanit duhet të ruajnë integritetin e tyre territorial e të mos luajnë me tone nacionaliste, pasi Turqia nuk do të lejojë që kjo të ndodhë.

Në vijim të intervistës, Vucic është ndalur në vizitën e presidentit turk në Beograd, ku pjesëmarrës do të jenë edhe shumë biznesmenë nga Turqia. Presidenti theksoi se stabiliteti në Ballkan është shumë i rëndësishëm nisur nga marrëdhëniet e mira që Serbia gëzon jo vetëm me Turqinë, por edhe Rusinë.

Aktualitet

Archives