Brukseli tronditet me një tentativë tjetër për sulm terrorist

Në Bruksel kryeqytetin e Belgjikës dhe njëkohësisht të Bashkimit Evropian sërish jetohet paniku i terrorit.

Një person, i cili mbante mjete shpërthyese në trup, hyri në stacionin qendror të trenave në Bruksel.

Ushtarët vërejtën personin në fjalë dhe tentuan ta ndalojnë, por agresori u neutralizua pas tentativës për ti aktivizuar bombat në trup.

Gjatë ndërhyrjes së ushtarëve përreth stacionit u dëgjua një shpërthim.

Policia dhe ushtarët morën masa të rrepta të sigurisë dhe mbyllën për qarkullim të këmbësorëve dhe të trafikut rrugët përreth stacionit hekurudhor.

Helikopterët e policisë bënë fluturime në zonën ku ndodhet stacioni, ndërsa u kontrollua edhe godina e stacionit për ndonjë bombë tjetër të mundshme.

Bëhet e ditur se gjatë operacionit përveç agresorit nuk ka viktima dhe të lënduar të tjerë.

Prokuroria Federale e Belgjikës bëri të ditur se rastin është duke e shqyrtuar në kuadër të sulmit të terrorit.

Ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i agresorit.

Nga sulmet e terrorit të ndërmarra vitin e kaluar në aeroportin Zavantem dhe stacionin e metros Maelbeek të Belgjikës kanë humbur jetën 32 dhe u plagosën me qindra persona të tjerë.

Aktualitet

Archives