Ekstradohet nga Italia ish-polici që kreu vrasje në Vlorë

Fatmir Hamiti kishte mundur ti shpëtonte policisë prej dy dekadash. Ai u arratis në 1995 kohë kur kreu një vrasje në qytetin e Vlorës ndërsa mbante veshjen dhe armën e policisë.

Policia njoftoi sot se është ekstraduar nga Milano Fatmir HAMITI, vjeç 54, lindur në Dukat të Vlorës i dënuar në 1996 me 18 vite burg për vrasje me dashje.

Në qershor të vitit 1995, Fatmir Hamiti me detyrën polic, pas një grindjeje ka qëlluar 5 herë për vdekje një person. Krimin e kreu me pistoletën e punës përpara gjykatës në qytetin e Vlorës.

Mediat italaine informojnë se 53 vjeçari shqiptar jetonte në Itali nën një identitet të rremë. Identifikimi e arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kriminale Interpol të Romës e Policisë së qytetit të Vlorës.

Aktualitet

Archives