Vendimin për gjyqtarët Majlinda dhe Odise Andrean

Gjykata e Lartë ka vendosur sot katër vite burg për gjyqtaren Majlinda Andrea, dënim ky që do të konvertohet në tre vite shërbim prove për të. Andrea akuzohet për korrupsion, për marrjen e një ryshfeti prej 50 mijë eurosh në këmbim të një vendimi për çështje prone.

Po ashtu, gjykata vendosi 1 vit e 6 muaj burg edhe për bashkëshortin e saj, Odise Andrea.

Ndërkohë, për çiftin Andrea është caktuar gjithashtu edhe dënim plotësues, heqje e të drejtës së ushtrimit te detyrës për 5 vjet. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 4 vite burg për gjyqtaren, dhe 5 vite për bashkëshortin e saj si dhe sekuestrimin e 50 mijë eurove të përfituara nga korrupsioni.

Pas seancës gjyqësore, avokati mbrojtës Theodhori Sallaku, tha se çështjen do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme, i dyshuari Petraq Dashi ka ndërmjetësuar me bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea në lidhje me çështjen në gjykim, ku ishin palë trashëgimtarët Çabiri dhe Lino. Dyshohet se ai ka rënë dakord për pagesën e një shumë prej 50 mijë euro për të marrë një vendim në favor të tyre.

Aktualitet

Archives