Fjala e lamtumires e De Biasit

Giani de Biasi zyrtarizon largimin e tij nga drejtimi i kombëtares shqiptare.  Kreu i FSHF-së nënvizoi disa herë se vendimi për largimin ishte marrë nga vetë De Biasi dhe se nga sot do të niste kërkimet për një trajner të ri të Kombëtares.

Fjala e lamtumires e De Biasit: Sot largohem nga drejtimi i kombëtares duke mos patur nje ekip per te cilin te punoj.

Kam punuar gjithmonë me pasion të madh, entuziazëm të ri falë edhe rezultateve dhe euforisë ngjitëse të gjithë shqiptarëve në atdhe dhe atyre të shpërndarë anembanë botës.

Impenjimi i përditshëm, përpjekja për t’iu transferuar djemve një mentalitet të ri, mentalitetin fitues, angazhimi i vazhdueshëm me ju gazetarët, mediat për t’iu kaluar një komunikim korrekt, transparent, proaktiv ka qenë një punë e detajuar vazhdimisht e mundimshme, nganjëherë dhe e besdisshme.

Dëshiroj të theksoj se që nga sot largohem nga drejtimi i skuadrës përfaqësuese të futbollit duke mos pasur një ekip në të cilin punoj aktualisht, ndërkohë që gjatë këtyre viteve gjithmonë kam rezistuar ndaj tundimeve të ofertave të punës duke ditur që vendi im ishte në udhëheqjen e djemve tanë drejt një rritje të qëndrueshme në drejtim të realizimit të objektivave, por organizimit dhe të vetë lojtarëve.

Pas Europianit isha vendosmërisht i bindur që mund të përmirësonim më tej nëse përvoja që patëm gjatë tre ndeshjeve në Francë do të na lejonte një rritje të mëtejshme dhe kështu do të jetë por me një trajner tjetër. Po largohem me shumë vështirësi por i vetëdijshëm që cikli im në këtë grup ka përfunduar dhe mund ti jap rastin zëvendësuesit tim dhe pasardhësit të njohë djemtë në katër ndeshjet e ardhshme që kanë mbetur.

Më lejoni të falenderoj të gjithë ata që bashkëpunuan në rritjen dhe zhvillimin e projektit të Shqipërisë që na çoi deri në vendin e 22 në FIFA, që na mundësoi të mundim Norvegjinë jashtë shtëpisë, të fitojmë dhe barazojmë kundër Francës, të fitojmë kundër Portugalisë, kjo e fundit e pamundur pas nesh deri në arritjen e trofeut. Dhe më në fund ky projekt na çoi në realizimin e ëndrrës sonë në kampionatin europian.

Falenderoj publikisht ata të cilët më kanë dhënë këtë mundësi të madhe, në mënyrë të veçantë Presidentin e Federatës Armando Duka që gjithmonë më ka mbështetur dhe më ka dhënë letrën e bardhë për të vepruar në rolin tim si drejtues dhe komisar teknik i kombëtares.

Një falenderim të përzemërt të gjithë djemve që gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë pjesë e ekipit, faleminderit për gjithçka që më keni dhënë, që keni dhënë për fanellën tonë.Është një përvojë që më ka pasuruar si në aspektin personal ashtu edhe atë njerëzor.

Më keni befasuar me përkushtimin tuaj dhe përfshirjen tuaj në sfidën tonë. Faleminderit edhe të gjithë bashkëpunëtorëve të mi.

Veçanërisht Paolo Tramezzanit, shokut tim që nga dita ime e parë në Shqipëri, gjithmonë i gatshëm për të më mbështetur, i palodhur në punën në terren dhe shumë udhëtime për të takuar lojtarë të rinj të kësaj skuadre.

Cikli im si trajner i kombëtares së Shqipërisë ka përfunduar por asgjë nuk mund të copëtojë kurrë lidhjen e fortë që më lidh me kombin tonë dhe të shumë njerëzve që në këto 5 vite e gjysmë të bukura pata fatin ti takoj. Tani fara është mbjellë në tokë po rrite dhe me angazhimin, përkujdesjen dhe punën e të gjithëve do të dijë të japë frute të shkëlqyera.

Kreu i FSHF-se,  Armando Duka deklaron: Misteri mendon se cikli i tij ka përfunduar unë nuk mendoj ashtu. Giani de Biasi është trajneri më i mirë i skuadrës shqiptare deri sot. Faleminderit nga zemra

 

Aktualitet

Archives