Brukseli mirëpret takimin e dialogut Turqi-BE

Përfaqësuesit e Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) sot do të zhvillojnë një takim për dialogun politik në Bruksel me qëllim të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit.

Në takimin i cili do të mbahet në Shërbimin e Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së (EEAS) Turqia do të përfaqësohet nga zëvendësnënsekretari i Ministrisë për Çështjet e BE-së, ambasadori Selim Yenel dhe nënsekretari i Ministrisë së Jashtme, Mehmet Kemal Bozay.

Në delegacion gjithashtu do të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në BE, ambasadori Faruk Kaymakcı. Ndërsa nga pala e BE-së do të marrin pjesë përfaqësues nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së dhe nga Komisioni i BE-së për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit.

Në takimin i cili do të mbahet në nivel të drejtuesve politikë do të diskutohen çështjet, si ajo e politikës së jashtme, procesin e negociatave për anëtarësim, energjinë, sigurinë, migrimin e parregullt, radikalizmin, ksenofobinë, lufta kundër terrorizmit, liberalizimin e vizave për qytetarët turq, përditësimin e marrëveshjes së Unionit Doganor, si dhe për çështjet e ekonomisë dhe transportit.

Gjithashtu pritet që palët të vendosin se në cilat fusha do të kryhen punime të përbashkëta vitin e ardhshëm dhe hedhja e hapave konkrete të ndërsjellë.

Pas takimit për dialogun politik parashikohet që në Bruksel të kryhen bisedime në nivelin e ministrave nga Turqia dhe anëtarëve të Komisionit të BE-së.

Aktualitet

Archives