Australi, muslimanët dhe të krishterët në iftar të përbashkët në kishë

Imami Faizel në fund të takimeve zbuloi se ka në plan të fillojë ndërtimin e një xhamie pranë kishës në mënyrë që, siç u shpreh ai, edhe më tepër të forcohen lidhjet midis dy komuniteteve.

Kisha Anglikane St. Paul në Beaconsfield, në Perth, Australi, me qëllim të promovimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndër-fetar gjatë muajit të Ramazanit ka hapur dyert e saj për muslimanët në qytet në mënyrë që ata të mund të bëjnë iftar dhe të kryejnë namazin në këtë vend adhurimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga kisha kanë thënë se kanë hapur derën e adhurimit për muslimanët me rastin e Ramazanit, e cila është hera e parë që muslimanët dhe të krishterët në një vend të krishterë të adhurimit nderojnë këtë muaj të veçantë në Islam.

Pjesëtarët e feve të ndryshme kanë mundësi të marrin pjesë së bashku në iftar, pas një dite të gjatë agjërimi gjatë muajit të Ramazanit.

Përndryshe, kisha për të gjashtin vit me radhë është në dispozicion të muslimanëve lokalë për të kryer lutjet e të premteve.

Imami në këtë qytet Faiz Chothia u tha gazetarëve se muslimanët dhe të krishterët në këtë mënyrë mund më mirë t’i njohin ngjashmëritë, por edhe të mësojnë për dallimet në mes të dy feve.

“Mendoj se mënyra më e mirë për të shkuar përpara, se ka mosmarrëveshje të caktuara, është të premë bukën dhe të ndajmë gjellën”, tha imami.

Prifti i kishës së Shën Paul Reverend, Peter Humphries theksoi se besimtarët ndajnë shumë ngjashmëri.

“Diku në vete ne ndajmë diçka të përbashkët. Ne jemi të gjithë, në fund të fundit, pjesë e një historie”, tha prifti.

Pjesëtarët e komunitetit musliman dhe të krishterë në këtë qytet, vlerësuan idenë e një takimi të përbashkët gjatë muajit të Ramazanit.

“Me të vërtetë më pëlqen kjo që bën prifti Peter dhe më pëlqen se ai dhe imami Faizel kanë një miqësi aq të mirë dhe të fuqishme”, u tha gazetarëve Aisha Novakoviç, një avokate dhe muslimane e cila merr pjesë në një tubim të përbashkët me pjesëtarët e feve të tjera.

“Mendoj se ata neve na tregojnë, të gjithë neve por edhe pjesës tjetër të botës, që dy njerëz mund të arrijnë, kur kanë lidership në vizion”, tha Novakoviç.

Ajo shtoi se lutja e përbashkët është dëshmi se pjesëtarët e feve të ndryshme mund të jetojnë së bashku në paqe dhe harmoni.

Imami Faizel në fund të takimeve zbuloi se ka në plan të fillojë ndërtimin e një xhamie pranë kishës në mënyrë që, siç u shpreh ai, edhe më tepër të forcohen lidhjet midis dy komuniteteve.

Aktualitet

Archives