A do befasojnë zgjedhjet në Kosovë?

Kosova pritet të mbaj zgjedhjet parlamentare ditën e diel, por duket se këto zgjedhje do të jenë befasuese.

Sipas një sondazhi të bërë nga një kompani amerikane ‘STRATEGIC INSIGHTS’ duket se zgjedhjet në Kosovë mund të kenë të papritura lidhur me partitë që duket se janë më të favorizuara.

Edhe pse koalicioni mes Rramush Haradinajt dhe Kadri Veselit (PDK-AAK-NISMA), me gjithë përkrahjen jozyrtare të presidentit Hashim Thaçi, ka patur gjithmonë favor pët t’i fituar këto zgjedhje, por sipas sondazhit të kompanisë amerikane, anketimet tregojnë se favorizohet koalicioni LDKAKR, aleternativë kjo e udhëhequr nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Në rezultatin përfundimtar, duket se Hoti ia kalon edhe Haradinajt, dhe pse me një diferencë të ngushtë.

Janë anketuar rreth 1800 persona të cilët mund të pasqyrojnë një ndryshim në fushatën zgjedhore.

Ndryshimi i njerëzve ndoshta vjen nga qasja që koalicioni i Hotit bën ndaj problematikave të vendit.

Lidhur me pyetjen “çfarë materiali reklamues i fushatës flet drejtpërdrejtë mbi çështje të rëndësishme për mua”, 34% e të anketuarve favorizuan koalicionin LDK-AKR-Alternativa kundrejt 30% për PDK-AAK-NISMA. Si Ministër i Financave, Hoti përmes iniciativat gjatë dy viteve në detyrë, krijoi vendeve të reja të punës dhe në një rritje të BPV-së. Ai është bashkuar në koalicionin e me Behgjet Pacolli-në (AKR), një magnet në fushën e ndërtimtarisë që konsiderohet si njeriu më i pasur në botën e shqipfolëse dhe Mimoza KusariLila (Alternativa), kryetare e komunës se Gjakovës.

Një çështje me rëndësi dhe me interes publik është se shumë politikanë të PDK-së janë përfshirë në një numër të madh skandalesh për korrupsion dhe ka më shumë se një dekadë që dominon frymën politike në Kosovë.

Ky sondazh tregon se njerëzit kanë një dëshirë shumë të madhe për ndryshim.

Partia radikale LVV e udhëhequr nga Albin Kurti, e cila në vitet e fundit ka gëzuar mbështetjen e votuesve të protestës, të vlerësuarat në 20-shën e lartë (25.1% për Kurti si Kryeministër dhe 26.7% për listën e partisë LVV) tregoi mundësin për listim në vendin e tretë të dielën. LVV thirri për zgjedhje të parakohshme me protesta të dhunshme kundër qeverisë së mëparshme lidhur me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Por ky sondazh ka treguar se rëndësi më të madhe dhe impakt më të madh te njerëzit nuk ka çështja e demarkacionit por çështjet që lidhen me ekonominë, pra ekonomia i motivon më shumë kosovarët në këto zgjedhje.

Aktualitet

Archives