Konservatorët e May dalin forcë e parë, por nuk formojnë qeverinë

Konservatorët në Britaninë e Madhe kanë dështuar të fitojnë një shumicë të përgjithshme për të formuar qeverinë. Edhe pse partria e kryesuar nga kryeministrja Theresa May mori shumicën e votave ajo nuk arriti të marrë 326 vende në parlament.

Nga numërimi rezulton që Partia Konservatore e kryeministres May me 43% të votave dhe më pas rendin Laburistët Jeremy Corbyn me 40 % të votave.

Liberal Demokratët kanë arritur të grumbullojnë vetëm 8% të votave, ndërsa SNP 3%. Më pas vijnë partia e gjelbër 2% të votave, UKIP 2% dhe partitë e tjera 1%.

Sipas projeksioneve të mediave britanike, të përkthyer në mandate në Parlament, Konservatorët kanë marrë deri tani 312 deputetë, duke pësuar ulje me 11 vende në Parlament.

Laburistët e Jeremy Corbyn pritet të marrin 259 deputetë duke shënuar një rritje me 28 vende në Parlament.

Ky rezultat përcaktohet si një poshtërim për kryeministren aktuale, Theresa May, e cila thirri këto zgjedhje për të forcuar pozitat e saj në bisedimet me BE-në, në lidhje me BREXIT.

Parlamenti anglez ka 650 deputetë dhe për të formuar shumicën parlamentare, partive u duhet minimumi 326 deputetë.

Aktualitet

Archives