Përbërja e qeverisë së re të Maqedonisë

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë zgjodhi të mërkurën qeverinë e re të vendit në prani të 111 deputetëve, prej të cilëve 62 votuan pro, 44 kundër dhe pesë abstenuan.

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat e kabinetit të ri bënë betimin solemn pas zgjedhjes së qeverisë.

Më poshtë vijon përbërja e qeverisë së re të Maqedonisë:

Kryeministër Zoran Zaev

Ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska

Ministër i Brendshëm Oliver Spasovski

Ministër i Financave Dragan Tevdovski

Ministër i Jashtëm Nikolla Dimitrov

Ministre e Arsimit dhe Shkencës Renata Treneska-Deskovska

Ministër i Transportit Goran Sugarevski

Ministër i Bujqësisë Lupço Nikollovski

Ministre e Punës Milla Carovska

Ministër për Administratën Damjan Mançevski

Ministër i Kulturës Robert Allazjizovski

Ministër i Mjedisit Sadulla Duraku

Ministër i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi

Ministër i Drejtësisë Bylent Salihu

Zëvendëskryeministër për Eurointegrimin Bujar Osmani

Ministër i Shëndetësisë Arben Taravari

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu.

Aktualitet

Archives