Përurohet në Shkodër Muzeu Kombëtar “Marubi”

Është përuruar të hënën pasdite Muzeu i fotografisë  kombetare “Marubi” në Shkodër.

Përveç autoriteve të larta shetërore, merrni pjesë të gjithë ambasadorët e vendeve europiane, si ai i Italisë, Zvicrës, Turqisë, Greqisë, Holandës etj.

Ministrja  e Kulturës Mirela Kumbaro e vlerësoi si më të bukurin në Ballkan, ndërsa u shpreh e bindur se do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve dhe vizitorëve në Shkodër.

 

Të jeni të sigurt se ky Muze do ti shtojë miqtë Shkodrës, turistët, ekonominë por edhe famën.

Do të jetë edhe arkivë, edhe Muze, edhe vend ekspozitash të përkohshme, edhe vend promovimesh kulturore të artit bashkëkohor, por edhe laboratorë restaurimi të fotografisë…”

 

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë aktivitet  tha se, ky është një thesar deri më tani i injoruar, duke u shprehur se me përurimin e muzeut, “mbyllet një rrugëtim i gjatë”.

Kreu i Qeverisë u ndal tek historiku i familjes Marubi, duke treguar disa nga momentet më kyçe.

Përmbyllet një rrugëtim i gjatë, i rrezikshëm deri në zgrip të ekzistencës i një thesari tragjikisht të injoruar, prej gati 500 mijë negativësh, pa folur për dokumente, regjistra, objekte, telegrame, aparate fotografikë, dëshmi fantastike të historisë së fotografisë në vendin tonePra, sot këtu mbyllet një rrugë e gjatë, që nisi në brigjet e Italisë 160 vite më parë, kur një burrë me emrin Pjetro Marubi ngjiti shkallët e anijes për të kapërcyer Adriatikun dhe për të emigruar në brigjet përballë këtu në Shkodër. Nuk ka asnjë të dhënë që emigranti nga Italia të ketë hasur ndonjë vështirë për të bërë letrat anëve tona dhe për t’u kthyer në Pjetër. Mblodhi si thesar fotot e shoqërisë shqiptare të atyre viteve. Virtuozi Kel Marubi nuk është djali në gjak, por biri në dritë i Pjetër Marubit. Në 1937, Zogu e ftoi Gegën bashkë me një grup fotografësh për 25-vjetorin e Pavarësisë. Gega ishte i pari shqiptar fotograf që kishte një medalje ari në panairin e Selanikut. Atë vit çeli ekspozitën e parë fotografike në historinë e vendit tonë. Më pas studio e famshme u shtetëzua. Atë vit i përket një foto e Nenshatit që fotografoi kolegët e tij, në një foto që është ngrirja përfundimtare të Geg Marubit, i cili mbylli aparatin dhe nuk filmoi më”, tha kryeministri Rama.

Nga ana tjetër kryeministri shqiptar vlerësoi kontriutin e Marubvce si një thesar i çmueshëm për të gjitha brezat:

“…Këtu në zemër të Shkodrës Thesari është përfundimisht i sigurtë dhe I hapur për të gjithë. Për të gjitha gjeneratat e këtij qyteti dhe këtij vendi dhe për të gjithë ata që vijnë nga larg dhe këtu do të shikojnë që Shqipëria është e  europianëve, e muslimanëve dhe të krishterëve. Shqipëria e europianeve dhe luftëtarëve të dikurshëm dhe e studentëve të sotëm nuk është një otupi, por është një realitet që ne duhet ta kalojmë nga fotografia në jetën e përditshme të atdheut tonë…”

Arti i fotografisë në Shqipëri zë fill rreth mesit të shekullit XIX. Ateljeja e parë u ngrit më 1858, nga Pjetër Marubi, në Shkodër, në atë kohë një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.

Më 1970 Gegë Marubi ia dhuroi fototekën e studios, me një pasuri prej 500.000 negativash, shtetit shqiptar.Sot ajo përbën një qendër të rëndësishme arkivore-shkencore. Fotografitë e saj përbëjnë një pasuri të rradhë për historianët, etnografët, arkitektët, urbanistët, artistët, etj.

Familja Marubi përcolli përmes fotografive periudha të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, si gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, Periudhës së Mbretit Zog dhe regjimit komunist.

Me një vendim të posaçëm qeveria shqiptare vendosi dhënien e statusit të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Fototeka “Marubi” është një investim i Qeverisë shqiptare dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian.

 

Aktualitet

Archives