Sondazhi: PS fiton zgjedhjet me 43%, PD me 36%, LSI 12%

Partia Socialiste është partia më e madhe me 43% të votave sipas sondazhit të parë të IPR Marketing dhe Ora News të publikuar në ‘Tonight Ilva Tare’. Partia Demorkatike merr 36%, LSI12% dhe LIBRA 2.3%. Surpriza është pikërisht partia e Ben Blushit në qarkun e Tiranës, për të cilën qytetarët i japin 6% të votave, rezultat ky që i siguron 2 mandate në këtë qark. Qytetarët të pyetur se kush do i fitojë zgjedhjet pavarësisht se kë do të votojnë, 55.9% mendojnë se ato i fiton Partia Socialiste e Edi Ramës.

Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, Partia Socialiste do të merrte 43% të votave, më shumë nga të gjitha partitë e tjera dhe më shumë se rezultati i saj në vitin 2013.

IPR Marketing dhe Ora News publikuan në emisionin ‘Tonight Ilva Tare’, sondazhin e parë për zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas këtij sondazhi, Partia Demokratike siguron 36% të votave, 6% më shumë se rezultati i saj në vitin 2013.

Vlen për t’u përmendur ndikimi i aleatëve të djathtë sepse partitë politike do të garojnë të gjitha më vete por në listën e Partisë Demokratike janë regjistruar të gjithë aleatët, duke bërë që votat e tyre të shkojnë për këtë sigël.

Rritje ka patur edhe LSI teksa fotografimi i votës në 31 maj e jep në shifrën e 12%, pothuajse 2% më shumë se rezultati i saj në vitin 2013. Surpriza e këtyre zgjedhjeve në sondazhin e parë, është LIBRA e Ben Blushit.

Sipas projeksionit, Blushi merr 2.3% të votave në total. 1.8% PDIU dhe 1.3% FRD. Ndërkohë Sfida për Shqipërinë e Gjergj Bojaxhi figuron me vetëm 1%.

Pak më ndryshe është situata në qarkun e Tiranës. Partia Socialiste në këtë qark merr 41% të votave. Partia Demorkatike merr 33% ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim siguron 14% të votave.

LIBRA e Ben Blushit paraqitet me një shifër rekord për një parti të re, 6% të votave të qarkut të Tiranës, projeksion i cili nëse rezulton i vërtetë deri në ditën e zgjedhjeve, do t’i sigurojë kësaj partie 2 mandate në këtë qark. 1.5% paraqitet Sfida për Shqipërinë, ndërsa PDIU dhe FRD me nga 1%.

Të pyetur se kush do t’i fitopjë zgjedhjet pavarësisht se kë do të votojnë, qytetarët shqiptarë, me 55.9% mendojnë se zgjedhjet i fiton partia Socialiste e Edi Ramës dhe vetëm 8.2% mendojnë se zgjedhjet do t’i fitojë Partia Demokratike e Lulzim Bashës.

5.3% mendojnë se zgjedhjet do t’i fitojë Lëvizja Socialiste për Integrim ndër 29.8% nuk kanë ende një mendim se kush do t’i fitojë zgjedhjet

Sondazhi është kryer në datat 29 dhe 30 maj dhe marzhi i gabimit të tij është plus-minus 2.5%.
Për sondazhin kombëtar janë pyetur 2002 persona nëpërmjet telefonit, ndërsa për sondazhin e qarkut të Tiranës janë pyetur 1000 persona.

Notto për sondazhin

Në një lidhje me skype nga Italia tha për Tonight Ilva Tare, Antonio Notto e krahasoi sondazhin e sotëm si vrapimin e parë në një garë vrapimi me 1 mije metra. 

Antonio Notto: “Interesante janë krahasimet me zgjedhjet e 2013, PS është rritur me  1.7%, ndërsa PD me 6 %. Edhe LSI është në rritje ne nivel kombëtar me 1.5 pikë. Për LIBRA-n nuk mund të bëjmë krahasime se nuk ka qenë në zgjedhje. Ndërsa të gjithë partitë e tjera janë poshtë pragut”.

Rezultatet e sondazhit janë një fotografi e 31 majit, fillimit të fushatës dhe që kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim.

Aktualitet

Archives