Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë mirëpritet në Shkodër në edicionin e 55-të

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, Shkodër, sjell edicionin e tij të 55-të në datat 1,2 e 3 qershor 2017.Në këtë festival do të marrin pjesë rreth 200 fëmijë dhe përveç krijimtarisë së re do të ketë edhe këngë të zgjedhura në 25-vjeçarin e fundit të autorëve që nuk kanë munguar në asnjë prej edicioneve të fundit.

Drejtori i festivalit, Kujtim Alia tregoi të veçantat e këtij vitit të festivalit.
Një skenë e madhe, plot me artistë të vegjël, shumë muzikë, emocione të reja e kujtime të ëmbla në një festë për fëmijë, ku jeni të ftuar të gjithë.

Organizuar nga Bashkia e qytetit, Drejtoria Arsimore Rajonale, Qendra Kulturore e Fëmijëve, Shoqata “Shpirti Artistik i Shkodrës”, Radio Televizioni Shqiptar, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Në këtë festival do të ketë pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqipfolëse, si dhe interpretuesit e vegjël më të spikatur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi

Aktualitet

Archives