Presidenti Nishani uron besimtarët për muajin e Ramazanit

“Dita e nesërme shënon fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, nisjen e sakrificave, reflektimit dhe dhënies së provave pa fund të forcës së besimit”, ka thënë Nishani.

Me këtë rast, është shprehur ai, dëshiroj t’ju uroj nga zemra një agjërim sa më të lehtë e të mbarë!

“Si dhe të nënvizoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ky Rit shumëshekullor ka për shpirtrat e miliona besimtarëve anembanë botës, për forcën e brendshme të tyre si dhe për kthjellimin e mendjeve të tyre duke farkëtuar gjithmonë e më shumë besimin te i Plotfuqishmi”, thuhet në mesazhin e kreut te shtetit.

Aktualitet

Archives