Milo firmosi marrëveshje me LSI-në

Zhgënjimin nga marrëveshja Rama Basha, kreu I PDS nuk e fshehu por tha se votat e partisë së tij, sot por edhe më gjatë, do ti mbrojë LSI.

“Ta çoj këtë mesazh në të gjithë anëtarësinë e PDS, që të shikojë në këtë marrëveshje që sapo kemi nënshkruar një garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në të njëjtën  kohë një garanci që PDS merr se do të ketë mbështetjen e plotë në fushatën e saj elektorale dhe në procesin e administrimit të votave dhe perspektivë e qartë në bashkëqeverisjen e ardhshme të vendit”, tha z. Milo

Kritika Milo pati edhe ndaj ish aleatëve të tjerë të vegjël të PS-së, të cilët një ditë më parë thirrjen e patën për elektoratin e tyre që votat tja japin PS.

“Në një kohë kur të tjerët po sillen ndryshe, nuk po respektojnë partitë, përpiqen që partitë të humbasin identitetin e tyre politik dhe integritetin e tyre, kjo marrëveshje shënon një sjellje tjetër politike. Një marrëveshje që mbështetet në vlerat dhe si e tillë na paraqet para opinionit publik shqiptar si dy parti tek të cilat duhet të ketë besim sepse nuk punojnë kundër të tjerëve po bashkëpunojnë me të tjerët. Këtu e kam fjalën kur flas për maksimalizimin e votave”, tha ai.

Një marrëveshje që jep siguri për zgjedhje të lira e të ndershme e cilësoi edhe kreu I LSI Vasili, I cili dha garanci për cdo votë që do numërohet për PDS-në.

“Ishte një moment politik i rëndësishëm dhe sinjifikativ pasi në marëveshjen tonë ne ndërtuam një bashkëpunim politik që ka në themel të tij integritetin politik të PDS, raportin e saj shumë të qartë me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. LSI krahas këtij bashkëpunimi që është bashkëpunim në vizionin tonë, një vizion bashkëpunimi kohëgjatë, që shtrihet dhe përtej zgjedhjeve, dhe bashkuar në këtë kohezion të përbashkët. Një moment politik shumë pozitiv që ecim në hullinë e një bashkëpunimi politik por dhe etike qytetare ku politika shqiptare ka nevojë më shuëm se çdo gjë tjetër për komunikimin të këtij dimension”, tha kreu i LSI-së, Petrit Vasili.

Aktualitet

Archives