Fshehje pasurie dhe pastrim parash, Alfred Peza merret i pandehur

Deputeti socialist, ish-gazetari Alfred Peza zyrtarisht është nën hetim. Akuzat ndaj tij janë ngritur nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme e cila ka nisur hetimin pasi Peza kishte blerë në emër të gruas së tij, aksione në një bankë private në Tiranë.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, bëjnë me dije se ndaj Alfred Pezës janë ngritur 3 akuza. Bëhet fjalë për akuzat e “fshehje të të ardhurave”, “Pastrim i produkteve penale” dhe “Refuzim për deklarim”, mosdeklarim, fshehje, ose deklarim i rremë i pasurisë’.

Dosja ndaj këtij të fundit është dërguar në Gjykatën e Lartë ku do të gjykohet për shkak të pozicioni të tij si deputet i kuvendit të Shqipërisë. Alfred Peza ishte i pranishëm në Prokurori së bashku me avokatin e tij Ardian Visha.

“Për mua është një rast i thjeshtë për t’u fituar, është i ndërtuar keq nga prokuroria qoftë nga lëvizja proceduriale apo nga materia e perdorur. Çdo avokat do te ishte i lumtur ta kishte këtë rast sepse është një fitore e sigurt”, u shpreh avokati i Pezes ne dalje nga Gjykata, teksa deputeti nuk dha asnje koment per ish-koleget.

 

Aktualitet

Archives