Yaya Toures, dhuron të holla për viktimat e Manchesterit

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure është i prekur nga sulmi i djeshëm në Manchester ku la të vdekur 22 persona dhe 64 të lënduar, shkruan IndeksOnline.

Afrikani së bashku me agjentin e tij, Dimitri Seluk kanë dhuruar 100 mijë funta për familjet e viktimave gjatë sulmit me bombë në një koncert muzikor në Manchester.

Vlen të përmendet se ylli i Cityt gjatë afatit verorë pritet të largohet nga Anglia, ndërsa skuadra e tij e ardhshme ende nuk është bërë e ditur.

Aktualitet

Archives