Tre parti të vogla tërhiqen nga gara: Më 25 qershor, votoni PS

Partia Socialiste dhe partitë e saj aleate, kanë nisur llogaritjen e votave, pas marrëveshjes mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, ku në zgjedhjet e 25 qershorit të gjitha partitë do të garojnë më vete, pa koalicion.

Ditën e sotme Petro Koçi kryetar i PSV91, Partia Socialiste e Moderuar e Gjergj Kojës dhe Partia për Uniter Kombëtar e Idajet Beqirit, deklaruan tërheqjen nga gara zgjedhore.

Duke folur nga selia rozë, Koçi apeloi që çdo votë të shkojë për Partinë Socialiste në ditën e zgjedhjeve në mënyrë që të sigurohen 71 mandate.

“Tërhiqemi nga gara për sa kohë që nuk ka koalicion. Votat të shkojnë për PS, në mënyrë që të garantohet vazhdimësia e qeverisjes për të bërë reformat”, tha ai. Sipas tij, pa koalicion çdo votë e hedhur për partitë e vogla, dëmton fitoren e Partisë Socialiste.

E njëjta linjë u mbajt dhe nga Koja dhe Beqiri, të cilët kërkuan që edhe partitë e vogla të majta të regjistruara, të tërhiqen nga gara.

Aktualitet

Archives