Përdorni metodën e studentëve në Britani

Smiling couple of students working together in the cafeteria of their university

Periudha e qershorit, në të gjithë botën është e njohur si periudha më e ngarkur për sa i përket studimeve. Të gjithë ata të cilët janë në shkolla, e dinë se sa mundim dhe sakrificë kërkojnë rezultatet e mira në provime. Por në Britaninë studentët kanë gjetur një mënyrë interesante për të përmirësuar rezultatet. Sipas tyre, përdorimi i rozmarinës është një ndihmë ekstra për një notë më të mirë. Pas një studimi të publikuar se rozmarina ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe përqendrimit, shitjet e saj janë rritur ndjeshëm në Britani dhe në Hollandë, dhe sipas nxënësve të qendrosh në një ambient me aromë rozmarine, i ka ndihmuar të kenë përqendrim më të lartë. Kjo në fakt nuk është spak për tu habitur pasi edhe në Greqinë e lashtë, njerëzit e përdornin këtë bimë për një kujtes më të mirë.

Aktualitet

Archives