Nishani, ngushëllime për viktimat në Manchester dhe solidaritet me Britaninë e Madhe

Presidenti i Republikës Bujar Nishani shpreh hidhërimin e thellë mbi viktimat e pafajshme dhe të plagosurit e shumtë të akteve të mbrëmshme terroriste në Arenën e Mançesterit në Britaninë e Madhe.

Presidenti Nishani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave dhe autoriteteve britanike, ndërsa të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë.

Në solidaritet të plotë me qytetarët dhe autoritetet britanike, Presidenti Nishani i  dënon me forcë këto akte mizore dhe nxitësit e tyre, duke theksuar se terrorizmi nuk do të arrijë t’i mposhtë e gjunjëzojë vendet e shoqëritë e lira.

Aktualitet

Archives