Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp duhet ta fshini menjëherë…

Një mesazh që ju fton të ndryshoni ngjyrën e WhatsApp ka filluar të shpërndahet me shpejtësi të madhe në smartphone-at.

Këtë mesazh duhet ta fshini menjëherë pasi është “virus”. Nëse e klikoni linkun do t’ju dalë një mesazh ku shkruhet: “Ngjyra të reja për WhatsApp.

Tani mund të ndryshoni WhasApp -in tuaj dhe të vendosni ngjyrat tuaja të preferuara”, duke pretenduar se është i mundur si shërbim në iOS, Windoës, Apple dhe Blackberry.

Mesazhi ju kërkon gjithashtu që ta shpërndani këtë link tek 12 miqtë tuaj, për “verifikim”.

Aktualitet

Archives