Erdogan zgjidhet sërish në krye të Partisë AK

Agjencia Turke e Lajmeve AA bëri të ditur se Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, në Kongresin e madh të 3-të të jashtëzakonshëm u zgjodh kryetar i përgjithshëm i AK Partisë duke marrë votat e 1.414 delegatëve.

Votimi për kryetar të përgjithshëm në Kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm të AK Partisë u zhvillua në pallatin e sporteve në Ankara.

Kryetari i Këshillit Hayati Yazıcı, ka njoftuar se sipas rezultateve nga 1.470 delegatë kanë votuar 1.417 nga të cilët 1.414 vota janë të vlefshme ndërsa 3 vota të pavlefshme.

Yazıcı, ka njoftuar se presidenti Erdogan u zgjodh për kryetar të përgjithshëm duke marrë të gjitha votat e vlefshme.

Në këtë mënyrë Erdogan i cili pasi u zgjodh president postin e kryetarit të përgjithshëm ia dorëzoi Ahmet Davutoglu në kongresin e parë të jashtëzakonshëm i cili u mbajt më 27 gusht 2014.

Ai sërish pas 998 ditësh ka marrë përsëri detyrën e kryetarit të përgjithshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Pas miratimit me referendum të ndryshimeve kushtetuese më 16 prill, presidenti turk autorizohet tashmë të mbajë edhe drejtimin e një partie.

Aktualitet

Archives