Kafja mes orës 8 dhe 9 në mëngjes nuk ka kuptim

A mendoni se dita juaj kurrë nuk mund të fillojë pa një filxhan kafe të nxehtë? Gaboheni.

Në fakt,  mund të mos e pini më në mes orës 08:00 dhe 9:00 në mëngjes. Ajo nuk funksionon, të paktën jo ashtu dhe aq shumë sa keni menduar.

Pirja e kafesë në atë kohë është e padobishme, për shkak të kortizolit. Kortizoli është një hormon steroid i cili lirohet në trupin tonë në mëngjes.

Dhe ai vepron si një kafeinë natyrale, transmeton Koha.net. Nivelet më të larta të kortizolit sekretohen pikërisht në mes orës 8:00-9:00, dhe ai ndikon në ne duke na dhënë energji dhe duke na zgjuar.

Kjo nuk do të thotë se nuk keni nevojë për kafe, por do të thotë se ia vlen më shumë nëse kafeja pihet në ora dhjetë të mëngjesit, kur mbërrini në punë.

Atëherë kafeina nga kafeja do të veprojë në mënyrë më efikase, dhe do t’ju zgjojë më shumë dhe ju do të jeni në elanin tuaj maksimal.

Aktualitet

Archives