Marrëveshja politike Rama-Basha

Marrëveshja u krye, por me çfarë nis zbatimi i saj.
Puna është tek negociatorëve oerd bylykashi dhe engjëll agaci. Pas finalizimit të marrëveshjeve për dekriminalizimin dhe P)aketën Kushtetuese të Drejtësisë, u është besuar atyre edhe negociata për detajuar dhe vënë në shinjat e zbatimi marrëveshjen e 18 majit që tashmë ka emrin Rama Basha.
Presidenti i Republikes do të dihet të dekretojë datën e re të zgjedhjeve të përgjithshme, pas akordit që ato të mos mbahen më 18, por më 25 qershor dhe të zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Kavajës.
Rreth mesditës në seliën blu Lulzim Basha thirri kryetarët e degëv për t’u kërkuar ndezjen e motorëve të fushatës zgjedhore dhe shpjegimin e marrëveshhje politike mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.
Mësohet se kreu i opozitës i ka vënë në dijeni se deri të dielën PD do të ketë gati propozimet për zevendëskryeministrin, 6 ministrat teknike si dhe drejtorët që sipas marreveshjes propozohen nga ajo.
Ndërsa java që vjen është vendimtare për hatimin e listave të kandidatëve për deputetë dhe depozitimi i saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Burimet thanë se ndryshime në ligjin zgjedhor nuk janë parashikuar. Partitë e opozitës do të depozitojnë listën e kandidatëve për deputet më 26 maj duke ia lënë vendimarrjen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
E ndërkohë po në kuadër zbatimit ët kësa marrëveshjeje, javën që vjen pritet mbedhja e Parlamenti në seancë të jashtëzakonshme për të votuar, ministrat e rinj, kreun e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ngritjen e komisioneve të vetingut me përfaqësuesit e opozitës. abc

Aktualitet

Archives