Berisha – Meta “kokë më kokë” për 30 minuta

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim të beftë me ish-kryeministrin Sali Berisha në zyrën e tij.

Ky takim kokë më kokë mes tyre ka zgjatur rreth 30 minuta dhe mendohet se është përqëndruar në zhvillimin më të fundit e më të rëndësishëm politik, atë të marrëveshjes Rama-Basha. Deri tani, nuk ka patur asnjë reagim nga Meta apo Basha lidhur me negociatat e nisura prej ditës së djeshme dhe përfunduar pas mesnate.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha, vijojnë takimin tek Pallati i Kongreseve prej orës 10:00 të paradites.

Aktualitet

Archives