Bashkimi Europian gjobit facebook-un

Bashkimi Europian ka gjobitur facebook me 110 milionë euro për dhënie të informacioneve të pasakta rreth blerjes së aplikacionit WhatsApp në vitin 2014.

Duke e quajtur  një “gjobë proporcionale dhe parandaluese”, Komisioni Europian, i cili vepron si vëzhgues i konkurrencës në  BE, tha se Facebook nuk kishte mundur të krijonte përputhshmëri automatike midis llogarive të përdoruesve në Facebook dhe llogarive të përdoruesve në WhatsApp, por e bëri dy vjet më vonë, filloi një shërbim që bëri pikërisht atë .

Komisioni vlerëson se kjo procedurë teknike ishte e mundur dhe në 2014 dhe stafi i facebook ishte në dijeni të kësaj.

Facebook përmes një deklarate tha se gabimi i bërë në 2014 nuk ishte i qëllimshëm.

Aktualitet

Archives